Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall konkurs për pozitën Drejtor të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se kjo po bëhet pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256, KQZ-ja shpall konkurs për pozitën: drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.
Ky konkurs mbyllet më 7 nëntor 2022, njofton KQZ-ja.
Këto janë disa nga kriteret kryesore: ,Të ketë së paku 8 vjet përvojë profesionale, nga të cilat 5 vjet në pozita udhëheqëse.
Kriter tjetër është që të ketë një reputacion profesional dhe integritet moral.
Po ashtu duhet të mos jetë dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë nga gjykata.
E kriter tjetër është që të mos ketë qenë anëtar i një subjekti politik, nuk i ka dhuruar kontribut një subjekti politik dhe nuk ka qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në ndonjë marrëdhënie kontraktuale me një subjekt politik 5 vjet para paraqitjes së aplikimit të tij/saj.
Po ashtu kandidati duhet të ketë njohuri mbi procesin zgjedhor.