Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencë, ku ka njoftuar për numrin e votuesve që e kanë shprehur vullnetin e tyre në zgjedhje deri në orën 15:00.
Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës në vitin 2017 kishin votuar 497.120 qytetarë ose 27.75 për qind e votuesve, ose rreth 60 mijë më shumë se në vitin zgjedhjet e kaluara, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me shit-blerjen e votave, Daka ka thënë se duhet të pyetet policia dhe prokuroria, derisa ka shtuar se janë në dijeni për qarkullimin e këtyre videove dhe informatave.
Daka ka thënë se momentalisht nuk ka informacione lidhur me votat e diasporës. /Gazeta Sinjali/