image KQZ rinumëron 95 vendvotime nga 314 sa është marrë vendimi

Kosovë

Zgjedhje/ KQZ rinumëron 95 vendvotime nga 314 sa është marrë vendimi

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e radhës ku mes të tjerash është duku u diskutuar edhe për rinumërimin  e vendvotimeve me kërkesën e partive politike.

Burim Ahmeti nga QNR ka thënë në këtë mbledhje se deri në ditën e premte janë rinumëruar 95 vendvotimeve nga 314 prej tyre.

Po ashtu ai në këtë mbledhje ka deklaruar se në fazën e regjistrimit të votave me kusht janë duke u marrë me procesin e formularëve.

“Deri gjatë ditës së premte janë rinumëruar 95 vendvotime dhe janë në procesin e rinumërimit të vendvotimeve të tjera. Përndryshe sa i takon votave me kusht në mëngjesin e sotëm kemi vazhduar sipas procedurave në vendosjen e numrave të zarfeve të votave me kusht në atë mënyrë që votat me kusht të regjistrohen”, ka deklaruar ai gjatë kësaj mbledhje.