image KQZ pranon dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe

Politikë

KQZ pranon dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe

news image

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar njoftimin për dorëheqje të 4 Zyrtarëve Komunal të Zgjedhjeve në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”, tha Elezi.

Derisa shtoi se do ta trajtojnë këtë çështje.

Në vazhdën e largimit të serbëve nga institucionet, së fundmi kanë dhënë dorëheqje edhe udhëheqësit e komisioneve zgjedhore në pjesën veriore të vendit.

Sllobodan Dimitrijeviq, i cili ka mbajtur pozitën e kryetarit të komisionit zgjedhor për Mitrovicën e Veriut tha se dorëheqja vie pasi sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në pjesën veriore do të ishte në kundërshtim me vlerat demokratike.

“Në një veprim të tillë kemi vendosur pasi zgjedhjet e jashtëzakonshme do të shpallen në komunat tona pa marrëveshje politike dhe vullnetin e qytetarëve në komunën Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. në një situatë kur na kërkohet të bëjmë zgjedhje një proces që është i pamundur të realizohet. Ne besojmë se realizimi i një procesi të tillë zgjedhor pa arritur marrëveshje politike dhe pëlqimin e qytetarëve tanë është një mision i pamundur”, tha ai për portalin serb.

/GazetaSinjali/