image KQZ pranon 1 mijë e 932 pako me fletëvotime nga jashtë

Politikë

KQZ pranon 1 mijë e 932 pako me fletëvotime nga jashtë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më 1 tetor ka pranuar 1 mijë e 932 pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Sinjali.

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës për 24 orë.

Deri më 1 tetor KQZ-ja ka pranuar 1,932 pako me fletëvotime të cilat janë tërhequr nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës për 24 orë, ndërkaq hapësirat e brendshme janë në vëzhgim të kamerave”, ka thënë Ahmetaj, të shtunën në mbledhjen e KQZ-së.

Votimi përmes postës ka nisur më 15 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor.

Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 17 tetor në 36 komuna të Kosovës. /GazetaSinjali/