Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar mbledhjen në të cilën po diskutohet organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen me datë 14 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë mbledhje u bë e ditur se është planifikuar që të aktivizohen 402 persona si personel shtesë, që janë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2019.
Gjithashtu u bë e ditur se për shërbimin e votuesve do të jenë aktivë 120 persona, kurse tek qendrat e numërimit të votave do të angazhohen 81 anëtarë të stafit.
Kurse, numri i trajnerëve do të zvogëlohet nga 320 në 274./Gazeta Sinjali/