image KQZ: Pa një vendim të Gjykatës Supreme nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare

Zgjedhjet/ KQZ: Pa një vendim të Gjykatës Supreme nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare

news image

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur para mediave pas dërgimit të ankesës në Gjykatën Supreme nga Lëvizja Vetëvendosje për 392 pakot me fletëvotime të ardhura nga diaspora më 12 nëntor të këtij viti.

Elezi tha se KQZ nuk mund të dalë me një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve pa u marr vendim për ankesat e VV-së nga Gjykata Supreme dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Kemi konfirmuar se është bërë një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Supreme dhe PZAP. Rezultatet nuk mund të publikohen pa një vendim nga Gjykata Supreme dhe PZAP. Duhet t’i presim vendimet e këtyre institucioneve”, tha Elezi para mediave. /Gazeta Sinjali/