image KQZ nuk ka kompetencë të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve

Politikë

KQZ nuk ka kompetencë të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve

news image

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u tha se ky organ vazhdon me përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Sipas tyre, nuk është në kompetencën e KQZ-së që të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve.

Ndërsa sa i përket raportit të dërguar tek presidentja Vjosa Osmani, KQZ tha se vetëm e ka informuar atë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por nuk ka dhënë rekomandime.

Në këtë mbledhje, e cila u mbajt më 10 dhjetor, u vendos që të shtyhet afati për nominimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, raporton REL.

Me 11 vota për dhe asnjë kundër u vendos që ky afat të shtyhet deri më 13 dhjetor. Sipas tyre, kjo shtyrje nuk ndikon në procesin zgjedhor.

/GazetaSinjali/