image KQZ njofton për datën e fundit për regjistrim për të votuar në zgjedhjet lokale

Kosovë

KQZ njofton për datën e fundit për regjistrim për të votuar në zgjedhjet lokale

news image

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

Për ta fituar të drejtën e votimit përmes postës, ju duhet që:– Të jeni nga mosha 18-vjeçare në ditën e votimit, më 17 tetor 2021;

– Të jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe të keni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës; dhe

– Të dëshmoni se keni të drejtë për t’u regjistruar si shtetas i Republikës së Kosovës.

Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta siguroni nga:– www.kqz-ks.org; te linku: “Shërbimet për Votuesit”, pastaj linku: “Votimi Përmes Postës”;

–  Linja ndihmëse e Operacionit të votimit përmes postës (+ 383 38 213 100 ose + 383 38 213 200)– Ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës.

Aplikacionin e plotësuar mund ta dërgoni:

– Përmes postës në adresë të KQZ-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, Posta 6, Kutia Postare 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës;

– Përmes e-mailit zyrtar në njërin nga këta: [email protected][email protected] dhe [email protected]

– Përmes faksit: + 383 38 213 200.Aplikacionet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 18 gusht 2021.

Nëse ju aplikoni për t’u regjistruar përmes postës elektronike, aplikacionin tuaj duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar, përmes postës elektronike personale (e-mailit).

Nëse dërgoni aplikacione për persona të tjerë, aplikacionet për regjistrim do të refuzohen. /GazetaSinjali/