Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi , mbledhjen e sotme të KQZ-së e e ka filluar duke ju shprehur ngushëllime familjarëve të zyrtarëve të PDK-së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.
Radoniqi i ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve të 14 viktimave që humbën jetën mbrëmë në Tetovë, si pasojë e shpërthimit në spitalin COVID-19.
Mirëpo, Kreshnik Radoniqi nuk ka ngushëlluar edhe familjarët e dy fëmijëve të cilët vdiqën nga zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre mëngjesin e djeshëm në Gjakovë.
“Para se me fillu deshta me shpreh një ngushëllim për familjarët e, fillimisht për personat që, për incidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur që kanë qenë anëtarë të Partisë Demokratike. Ngushëllime familjes për humbjen e pjesëtarëve të familjes, si dhe po ashtu për tragjedinë që ndodhi në Tetovë ju shpreh ngushëllime familjarëve që kanë humbur jetën mbrëmë në tragjeditë që ka ndodhë. Këtë e shpreh në emër të të gjithë anëtarëve të KQZ-së dhe sekretariatit”, tha Radoniqi në mbledhjen e KQZ-së. /Gazeta Sinjali/