image KQZ merr vendim të rinumërohen 12 vendvotime

KQZ merr vendim të rinumërohen 12 vendvotime

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen votat në 12 vendvotime, shkruan Gazeta Sinjali.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e vetëm 12 vendvotimeve. Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skënderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1)”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KQZ-së.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, kërkesa për rinumërim të vendvotimeve në këto zgjedhje është shumë më e vogël.

/Gazeta Sinjali/