Gjatë ditës së sotme do të numërohen votat me kusht – 24 mijë vota, dhe ato të personave me nevoja të veçanta – rreth 2 mijë.
Sot në ora 09:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje pritet të ketë kërkesë nga QNR që të ketë rinumërim të disa vendvotimeve.
Kështu ka bërë të ditur mbrëmë zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi me rastin e njoftimit për përfundimin e numërimit të votave nga mërgata në Qendrën e Numërimeve dhe Rezultateve.
Nga 13 mijë e 241 vota të dërguara nga jashtë Kosovës më së shumti ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, gjithsej 7,030 vota.
Pastaj, diaspora e ka votuar LDK-në, gjithsej 2,158 vota.
PDK është e treta me 2,139, koalicioni Nisma-AKR-PD e katërta me 916, e koalicioni AAK-PSD me 555 vota.
Gjatë ditës së sotme do të numërohen votat me kusht – 24 mijë vota, dhe ato të personave me nevoja të veçanta – rreth 2 mijë.
Sipas rezultateve pas numërimit të votave të rregullta, më së shumti vota ka fituar VV, e ndjekur nga LDK, pastaj PDK dhe koalicioni AAK-PSD.
Koalicioni Nisma-AKR-PD sipas rezultateve aktuale nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. /Gazeta Sinjali/