image KQZ mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

Kosovë

KQZ mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në takim vetëm pak kohë para takimit konsultativ të ftuar të presidentes Vjosa Osmani me partitë politike për shtyrjen eventuale të zgjedhjeve për shkak të pandemisë me koronavirus në vend.

Në një njoftim për media është bërë i ditur rendi i ditës që do të diskutohet nga KQZ-ja në mbledhjen e cila fillon nga ora 15:00.

Pikat e rendit të ditës

– Hyrje – Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve;

– Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të kandidatit.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve.

Raportet e Këshillave të KQZ-së:

Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i doracakut të trajnimit për Zgjedhjet Lokale 2021.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga verifikimi i aplikacioneve për regjistrim për votim jashtë Kosovës në katër komunat: Dragash, Suharekë, Junik dhe Mamushë.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndarjen dhe paketimin e fletëvotimeve për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta (kategoria e dytë e VNV-ve) dhe të ndryshme.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar për nesër në një takim konsultativ partitë politike për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

Ky rekomandim i IKSHPK-së thotë se zgjedhjet komunale të 17 tetorit duhet të shtyhen.

/Gazeta Sinjali/