image KQZ mban mbledhjen e radhës, 4 pika në rend dite

Kosovë

Njoftimi/ KQZ mban mbledhjen e radhës, 4 pika në rend dite

news image

Komisioni Qednror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje nga ora 15:30.

Në rend dite, KQZ ka renditur 4 pika, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 12 nëntor, ora 15:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, me këtë rend dite: 1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së; 2. Njoftim lidhur me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe rrjedhën e procesit zgjedhor; 3. Raport nga Këshilli për Çështje Ligjore: – Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Pejë dhe Klinë. 4. Të ndryshme”, thuhet në njoftimin nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kjo mbledhje mbahet në vazhdën e mbledhjeve të rregullta që i organizon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /Gazeta Sinjali/