image KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Kosovë

KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja është paraparë të fillojë në ora 13:30 dhe ka katër pika të rendit të ditës.

Mbledhja do të udhëhiqet nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1.     Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2.     Këshilli për Operacione Zgjedhore:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Sekretariatit të KQZ-së për periudhën janar – mars 2020.

3.     Këshilli për Çështje Ligjore:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Suharekë.

–        Shqyrtimi i kërkesave për shtyrje të kuvendeve zgjedhore të partive politike: Organizata e Ballit Kombëtar të Kosovës; Balli Kombëtar i Kosovës; Gradanska Iniciatiava Gore; Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.

4.     Shqyrtimi dhe miratimi i planit vjetor të rishikuar të auditimit të brendshëm për vitin 2020;

5.     Të ndryshme;/ Gazeta Sinjali/