Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kufizuar shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Në njoftim thuhet se për Leposaviq janë 13 mijë e 297 votues ndërsa shpenzimet pritet të jenë deri në 6 mijë e 648 euro. Ndërsa për në Zveçan pritet që shpenzimet të jenë 3 mijë e 491 euro, ku janë 6 mijë e 982 votues.
“Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022”, thuhet në njoftim.