Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i udhëhequr nga Valdete Daka, ka kërkuar që në ditën e zgjedhjeve që mbahen të dielën në Podujevë dhe Mitrovicës të Veriut, të zgjatet orari i lëvizjes së qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë kërkesë, Daka e parashtroi me arsyetimin se këto komuna ndodhen në zonën e kuqe.
Ajo gjithashtu bëri me dije se do t’i drejtohen me kërkesë Ministrisë së Punëve të Brendshme që votuesve dhe vëzhguesve t’u lejohet të lëvizin pas orës 19:00.
“Meqenëse janë në zonë të kuqe, pas orës 19:00 nuk lejohet lëvizja, kishte me qenë mirë me koordimin me ministrinë e Punëve të Brendshme, të gjithë stafit tonë, KVV-ve t’i lejohet lëvizja edhe pas orës 19:00. Po ashtu, eventualisht edhe qytetarëve të cilët janë në rend në Qendër të Votimit, t’iu lejohet të votojnë dhe të lëvizin, por jo me u keqpërdorë. I kemi vëzhguesit, mediat, kishte me qenë e drejtë me has në mirëkuptim edhe me ministrinë e Shëndetësisë”, deklaroi ajo. /Gazeta Sinjali/