image KQZ: Janë rinumëruar 1 mijë e 34 vendvotime, 65 vetëm sot

Kosovë

Procesi/ KQZ: Janë rinumëruar 1 mijë e 34 vendvotime, 65 vetëm sot

news image

Kanë mbetur edhe pak vendvotime që të përfundojë procesi i rinumërimit të votave.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Sinjali se deri tani janë rinumëruar 73.49% e votave që PZAP i ka dërguar për rinumërim.

Elezi ka thënë se vetëm sot deri në orën 16:00, janë numëruar 65 vendvotime.

“Vetëm deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e enjte, janë rinumëruar 65 vendvotime. Në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara, që nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani, është: 1 034 apo 73.49%”, ka thënë Elezi.

Ai ka treguar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë 33 tavolina ku po rinumërohen votat nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Secila prej tyre, përmban mesatarisht 750 feltëvotime.

“Në QNR janë 33 tavolina numërimi dhe gjatë një ndërrimi (08:00-16:00) vetëm njëra prej tyre numëron mesatarisht 750 fletëvotime si dhe kryen të gjitha procedurat tjera që kanë të bëjnë me plotësimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe formularët e rezultateve të kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi.

Më 13 nëntor, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i rreth 1500 vendvotimeve, për të cilat Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konstatuar se ka pasur parregullësi. /Gazeta Sinjali/