Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, afati i aplikimit për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike përfundon më 5 shkurt, kurse afati për akreditimin e mediave përfundon më 9 shkurt.
“Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të OJQ-ve vendore përfundon më 5 shkurt 2021, kurse afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare përfundon më 9 shkurt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KQZ-së./Gazeta Sinjali/