image KQZ-ja shpall konkurs për zyrtarë të zgjedhjeve në komunat veriore, Mamushë e Lipjan

Politikë

KQZ-ja shpall konkurs për zyrtarë të zgjedhjeve në komunat veriore, Mamushë e Lipjan

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpall konkurs për zyrtarë të lartë komunal të zgjedhjeve për gjashtë komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Mamushë dhe Lipjan.

Në njoftmin e KQZ-së thuhet se këto konkurse do të jenë të hapura deri më: 14 shkurt 2023, në orën 16:00. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

/GazetaSinjali/