image KQZ-ja ndan 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend

Kosovë

Komisioni/ KQZ-ja ndan 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend.

Mjetet janë ndarë vetëm për muajin shkurt për financimin e aktiviteteve të partive dhe mbështetjen e tyre dhe të deputetëve për punën që e bëjnë.

Shuma nga KQZ, që i është ndarë partive politike është bërë duke pasur parasysh numrin e deputetëve që kanë në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 76 mijë e 125 euro për nevojat e partisë, kurse 8 mijë e 458 euro për aktivitetet e deputetëve, raporton EO.

LDK-ja 73 mijë e 500 euro për subjektin politik dhe 8 mijë 166 euro për deputetët.

PDK-së i janë ndarë 63 mijë euro dhe 6 mijë e 999 euro për nevojat e deputetëve.

Për AAK-në, KQZ-ja ka ndarë 34 mijë e 125 euro, kurse për deputetët e kësaj partie 3 mijë e 791 euro.

Nisma mori 15 mijë e 750 euro, deputetët 1 mijë e 750 euro.
Listës Serbe iu ndanë 26 mijë e 250 euro, përderisa 10 deputetëve të kësaj partie iu dhanë 2 mijë e 916 euro./ Gazeta Sinjali/