Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së enjtes ka miratuar buxhetin për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
5 milionë e 560 mijë euro do të jetë buxheti për këto zgjedhje.
Nga ky buxhet 153 mijë euro janë ndarë për mëditje.
“Projeksion i buxhetit është 5 milionë e 560 mijë, kjo do të kërkohet që nga dita e nesërme nga Qeveria që të bëhet alokimi që të mund t’i fillojmë procedurat. Ky është totali i buxhetit të projektuar, është projeksion që nuk do të thotë se i tërë ky buxhet do të harxhohet, si zakonisht KQZ-ja gjithmonë i kthen pjesën e mbetur të parave pas përfundimit të zgjedhjeve”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Sot gjithashtu u mor vendim që fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët të fillojë më 3 shkurt dhe të përfundojë më 12 shkurt 2021.