image KQZ-ja miratoi sloganin për zgjedhjet në Podujevë

Kosovë

Politikë/ KQZ-ja miratoi sloganin për zgjedhjet në Podujevë

news image

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot sloganin për zgjedhjet që do të mbahen në Komunën e Podujevës.

“Voto për komunën tënde”, është slogani që do të shoqërojë fushatën e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku u diskutuan edhe çështje të tjera lidhur me përgatitjet e këtij procesi zgjedhor.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë do të mbahen pasi kryetari i deritanishëm i kësaj komune, Agim Veliu, u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti./Gazeta Sinjali/