image KQZ-ja kërkon nga subjektet politike të aplikojnë për certifikim për zgjedhjet në veri

Politikë

KQZ-ja kërkon nga subjektet politike të aplikojnë për certifikim për zgjedhjet në veri

news image

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që pritet të mbahen me 18 dhjetor në katër komunat e veriut, KQZ-ja njofton lidhur me afatin për aplikim të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022.

Më tej KQZ-ja njofton se kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

/GazetaSinjali/