Komisioni Qendror i Zgjedhje ka filluar publikimin e kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e këtij komisioni thuhet se të gjithë të interesuarit do të mund të shohin rezultatet e subjekteve politike dhe kandidatëve për secilin vendvotim duke shfletuar kopjet e këtyre formularëve të cilët janë plotësuar në vendvotime nga Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, të dielën në mbrëmje pas numërimit të fletëvotimeve.
Meqenëse publikimi i formularëve nga komunat e tjera, rezultatet do të përditësohet vazhdimisht në webfaqen e KQZ-së.
KQZ sqaron se ky publikim nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por këto janë vetëm forma të rezultateve të plotësuara në vendvotime, më 14 shkurt 2021.
Rezultatet përfundimtare shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve./Gazeta Sinjali/