image KQZ-ja do t’u mundësojë të infektuarve me koronavirus të votojnë nga shtëpia në zgjedhjet e 29 nëntorit

Kosovë

KQZ-ja do t’u mundësojë të infektuarve me koronavirus të votojnë nga shtëpia në zgjedhjet e 29 nëntorit

news image

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka njoftuar se KQZ-ja do t’ua mundësojë pacientëve të infektuar me COVID-19, të votojnë të dilën në zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Daka bëri të ditur se votuesit të cilët janë të infektuar me koronavirus, në rast se pasi kanë votuar përmes ekipit lëvizës nga shtëpia e tyre ku janë në karantinë do të dalin të votojnë edhe në vendvotim, atëherë do të bënin dy vepra penale.

Ky sqarim u bë në mbledhjen e KQZ-së, në të cilën u bë e ditur se materialet zgjedhore janë dërguar në dy komunat dhe ato do të shpërndahen për në vendvotime sipas planifikimeve në ditën e zgjedhjeve. /Gazeta Sinjali/