image KQZ-ja do t’i thërrasë tri herë në telefon votuesit jashtë Kosovës

Kosovë

KQZ-ja do t’i thërrasë tri herë në telefon votuesit jashtë Kosovës

news image

Tri tentime do të bëhen në mërgatë nga KQZ-ja lidhur me votimin për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së, në një konferencë për media ka bërë të ditur procedurat se si do të telefonohen votuesit jashtë Kosovës, për të plotësuar aplikimin e tyre për të votuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Elezi njoftoi se thirrja e votuesve do të bëhet në tri faza, ndërsa është e bazuar në udhëzimin administrativ të miratuar sot nga KQZ.

Thirrja e parë realizohet në orarin e punës, sipas kohës lokale në Kosovë. Pastaj nëse aplikuesi nuk e hap telefonin do të bëhen tentime të tjera gjatë orarit të punës, sipas kohës lokale të shtetit. Dhe tre, nëse aplikuesi nuk e hap telefonin sipas pikës B, do të bëhet edhe një tentim tjetër pas orarit të punës sipas orës lokale të shtetit që figuron në aplikacion”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, do të jetë Sekretariati i KQZ-së ai që do t’i verifikojë të gjitha aplikacionet, duke i thirrur në telefon.

Sipas vendimit të KQZ-së prej një e-mail adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar, që kanë të njëjtin mbiemër, ndërsa në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi duhet të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari.

/Gazeta Sinjali/