image KQZ-ja deklarohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës

Kosovë

Qeveria/ KQZ-ja deklarohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është deklaruar në lidhje me procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor që pritet të shpallet së shpejti.

Komuna e Podujevës, që nga emërimi i kryetarit të saj Agim Veliu, si ministër i ministrisë së Punëve të Brendshme, do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur një kryetar të ri.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për EO se deri më tani nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje, ndërsa ka treguar se kur KQZ-ja fillon përgatitjen e një procesi zgjedhor.

“E kemi shpjeguar edhe në rastet e kaluara të ngjashme, pra në rrethana të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, KQZ-ja fillon me përgatitjet instensive pasi të shpallet data e zgjedhjeve”, tha Elezi.

I pyetur se kur do të bëhet emërimi i anëtarëve të KQZ-së, pasi që kjo është e domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve, Elezi tha se lidhur me procesin e emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së përgjigje mund të japin në Presidencë.

Se sa do të kushtojnë këto zgjedhje, Elezi nuk dha ndonjë shifër pasi tha se planifikimi do të bëhet me kohë. “Viti 2020 nuk është vit zgjedhor. Pra për çfarëdo procesi të mundshëm zgjedhor gjatë këtij viti, KQZ-ja nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje./ Gazeta Sinjali/