Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur mbledhjen në të cilën u morë vendimi për certifikimin e kandidatëve të subjekteve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë.
Për kryetar të Komunës së Podujevës u certifikuan vetëm 3 kandidatë nga tri partitë, LDK, VV dhe PDK.
“Tri kandidatura, nga LDK Nexhmi Rudari nga VV Shpejtim Bulliqi dhe nga PDK, Naim Fetahu. Kërkoj nga KQZ që të certifikohen pasi plotësojnë kriteret”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv Yll Buleshkaj.
Këtë vendim e kundërshtoi vetëm anëtari i KQZ-së Eshref Vishi i cili tha se ka hapësirë për garim edhe për subjektet tjera politike./ Gazeta Sinjali/