Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari Kreshnik Radoniqi, ku janë certifikuar subjektet politike dhe kandidatët për të marrë pjesë në zgjedhjet në Veri.
Më pas janë emëruar edhe anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja njofton se mori vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022.
KQZ-ja njofton se kanë emëruar edhe anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna.
Këta janë kandiddatët e certifikuar për kryetar të komunave në Veri.