image KQZ nuk i njeh Pecin e Gërvallën si kryetarë të GUXO-s

Politikë

KQZ nuk i njeh Pecin e Gërvallën si kryetarë të GUXO-s

news image

Partia GUXO duket se do të shkojë sërish në një kuvend të brendshëm zgjedhor për zgjedhjen e lidershipit të saj kur u duk fillimisht se u rehatua me dy kryetarë në krye të saj.

Kuvendi i kësaj partie, i datës 7 shtator 2022 në Prishtinë, po del të jetë zhvilluar jashtë rregullave që përcaktohen në rregulloret e brendshme të KQZ-së për regjistrimin dhe certifikimin e partive politike.

Në raportin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim të KQZ-së, konstatohen një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo. 

Vërejtja më e madhe e raportit është tek votimi dhe zgjedhja e dy Kryetarëve të partisë Guxo. Madje sipas monitoruesve, kjo çështje u shtrua si shqetësim edhe nga disa pjesëmarrës por Donika Gërvalla arsyetoi se ka shembuj të tillë të partive me dy kryetarë edhe në Gjermani.

“Sipas shpjegimit të përfaqësuesit të partisë politike Guxo, votimi i dy Kryetarëve ishte më shumë veprim politik dhe se në arenën politike Guxo do të përfaqësohet nga dy Kryetarë, Donika Gërvalla Schwarz dhe Faton Peci, të cilët janë votuar në Kuvend ndërsa ligjërisht Guxo përfaqësohet vetëm nga Faton Peci” thuhet në raportm raporton Gazeta10.

/GazetaSinjali/