Komisioni Qendror Zgjedhor ka dorëzuar dje kërkesën buxhetore për ndarjen e mjeteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka bërë të ditur se vlera e kërkesës buxhetore është 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar Qeverisë së Kosovës kërkesën buxhetore për ndarjen e mjeteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Kërkesa është dërguar pas miratimit të planit të buxhetit nga ana e KQZ-së, i cili është në vlerën: 5 milion e 578 mijë e 712 euro”, tha Elezi.
Elezi u shpreh se janë në pritje të njoftimit nga qeveria për miratimin e buxhetit sipas kërkesës së tyre.
Gazeta Sinjali ka siguruar edhe kërkesën që KQZ ia dërgoi Qeverisë së Kosovës.
025-1