image KQZ fillon publikimin e formularëve të rezultateve të zgjedhjeve të së dielës

Politikë

KQZ fillon publikimin e formularëve të rezultateve të zgjedhjeve të së dielës

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e kopjeve të skanuara të Formularëve të Rezultateve të zgjedhjeve të 17 tetorit.

KQZ bënë të ditur se publikimi i formularëve të subjekteve politike të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, po bëhet për të rritur transparencën për procesin zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.

Publikimi i këtyre formularëve nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por kjo bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe që të gjithë kandidatët të mund të shohin formularët e plotësuar në vendvotime“, njofton KQZ.

Ky publikim është në proces dhe deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna, derisa do të vazhdohet me publikimin sapo të njëjtit të jenë të gatshëm.

Formularët mund t’i gjeni duke klikuar në këtë LINK./Gazeta Sinjali/