image Zgjedhjet në Veri, kaq kandidatë kanë PDK dhe VV në Zveçan dhe Leposaviq

Politikë

Zgjedhjet në Veri, kaq kandidatë kanë PDK dhe VV në Zveçan dhe Leposaviq

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kuvendin komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Sipas njoftimit nga KQZ janë pranuar pranuar dy aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje per komunen e Zveçanit dhe 3 per komunen e Leposaviqit,

“Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje për Komunën e Zveçanit dhe 3 për Komunën e Leposaviqit”, njofton KQZ-ja

Sipas KQZ-së kanë aplikuar tri subjekte me 26 kandidatë për Kuvendin Komunal të Leposaviqit, ku 20 kandidatë janë nga Partia e Serbëve të Kosovës, 4 nga PDK-ja dhe 2 nga VV-ja.

Ndërsa për Kuvendin Komunal të Zveçanit kanë aplikuar dy subjekte me 26 kandidatë, ku    16 prej tyre janë nga PDK-ja dhe 10 nga VV-ja.

Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022.

/GazetaSinjali/