image Pavarësisht situatës, KQZ publikon udhëzimet për ndërrimin e vendvotimit për zgjedhjet në Veri

Siguri

Pavarësisht situatës, KQZ publikon udhëzimet për ndërrimin e vendvotimit për zgjedhjet në Veri

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendet e Komunave Zveçan dhe Leposaviq, ka filluar më 9 dhjetor, dhe përfundon më 12 dhjetor 2022.

Si ta mësoni dhe si ta ndërroni qendrën tuaj të votimit (shkollën)?

Ju mund ta mësoni dhe ta ndërroni qendrën tuaj të votimit përmes aplikacionit: http://eomp.kqz-ks.org/

Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

PERIUDHA PËR NDËRRIMIN E QENDRAVE TË VOTIMITKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se periudha për ndërrimin e…

Posted by Komisioni Qendror i Zgjedhjeve on Thursday, December 8, 2022

/GazetaSinjali/