image Isa Mustafa: LDK nuk do ta fitonte Prishtinën pa përkrahjen e partive tjera - Sinjali

Isa Mustafa: LDK nuk do ta fitonte Prishtinën pa përkrahjen e partive tjera

news image

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se partia e tij u rikthye në krye të Prishtinës, vetëm falë mbështetjes që mori nga partitë e tjera.

Sipas Mustafës, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, fitoi njësoj siç kishte fituar Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje kundër vetë atij në zgjedhjet e vitit 2013.

“Si kryetar i LDK-së s’e kam humbur Prishtinën karshi VV-së, por karshi gjitha subjekteve tjera politike ashtu siç ndodhi tani me fitimin e Prishtinës nga ana e LDK-së. Garën e fituan qytetarët e Prishtinës sepse LDK-ja s’kishte vota të veta ta fitojë”, ka thënë ai në KTV.

Ndonëse nuk kishte një marrëveshje finale, ai thotë se LDK nuk do të fitonte pa mbështetjen e partive të tjera, sepse ky subjekt politik thotë Mustafa nuk i ka 41 mijë votues në kryeqytet.

“U bënë bashkë të gjithë, tash sa janë ata të gjithë s’mund të them sepse s’ka pasur marrëveshje finale. Por u fitua nga ana e qytetarëve të Prishtinës. Sepse votat që i erdhën s’ishin vetëm të LDK-së. Votat e LDK-së s’janë ato 41 mijë. Mendoj se s’do të kishte rezultat pa përkrahje të disa tjerëve”, ka thënë ai./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin