image Veliu për humbjen e LDK-së në Podujevë: Përgjegjësia është e Abdixhikut dhe e kandidatit të tij - Sinjali

Veliu për humbjen e LDK-së në Podujevë: Përgjegjësia është e Abdixhikut dhe e kandidatit të tij

news image

Ish-kryetari i Komunës së Podujevës, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend, Agim Veliu, e ka komentuar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet lokale në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai e mohoi se ka gisht në humbjen e LDK-së në vendlindjen e tij, duke thënë se përgjegjës për rezultatin e subjektit të tij politik janë kryetari Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryetar, Ekrem Hyseni.

“Këto që po fliten se unë e kam ndihmuar Shpejtim Bulliqin janë totalisht të pavërteta. Jo që nuk i kam ndihmuar, por as mendja nuk më ka shkuar. Ju i dini raportet e mia me LVV-në”, tha ai në TV Dukagjini.

Veliu thotë se për humbjen në Podujevë duhet të pyetet lidershipi i LDK-së.

“Unë kam qenë i larguar nga procesi zgjedhor në Podujevë. Përgjegjësia për humbjen e lidershipit të LDK-së dhe kandidatit të lidershipit të LDK-së”.

Ai insiston se dega e LDK-së në Podujevë nuk është legjitime që nga momenti kur e nominoi Ekrem Hysenin si kandidat për Podujevën./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin