Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e kopjeve të skanuara të Formularëve të Rezultateve të zgjedhjeve të 17 tetorit.
KQZ bënë të ditur se publikimi i formularëve të subjekteve politike të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, po bëhet për të rritur transparencën për procesin zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.
“Publikimi i këtyre formularëve nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por kjo bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe që të gjithë kandidatët të mund të shohin formularët e plotësuar në vendvotime“, njofton KQZ.
Ky publikim është në proces dhe deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna, derisa do të vazhdohet me publikimin sapo të njëjtit të jenë të gatshëm.
Formularët mund t’i gjeni duke klikuar në këtë LINK./Gazeta Sinjali/