image KQZ e pezullon një parti politike

Kosovë

KQZ e pezullon një parti politike

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë politike Stranka Demokratske Akcije (SDA), e cila nuk ka mbajtur deri më tani kuvendin zgjedhor.

Partitë politike, sipas Rregullës Zgjedhore për regjistrimin dhe veprimin e partive politike, janë të obliguara që ta informojnë Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC) se kanë mbajtur kuvendin.

Partia politike Stranka Demokratska Akcije (SDA), e regjistruar më 21 gusht 2000 dhe me kryetar z. Numan Balic, ka bërë kërkesë për shtyrjen e mbajtjes së kuvendit zgjedhor dhe është miratuar nga KQZ-ja duke i dhënë afat shtesë deri më 18 shtator 2022.

Në mbledhjen e mbajtur më 4 tetor 2022, KQZ-ja miratoi rekomandimin e Zyrës për të pezulluar këtë parti politike dhe duke i dhënë një afat shtesë prej 45 ditësh për të organizuar dhe mbajtur kuvendin zgjedhor.

/GazetaSinjali/