image KQZ e kufizon numrin e vëzhguesve në vendvotime për subjektet politike

Kosovë

KQZ e kufizon numrin e vëzhguesve në vendvotime për subjektet politike

news image

Është kufizuar prezenca e vëzhguesve të partive politike dhe të organizatave në vendvotime gjatë procesit zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë vendim e ka marrur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas vendimit të KQZ-së, në një vendvotim dhe në të njëjtën kohë, një subjekt politik mund të angazhojë vetëm një vëzhgues.

Gjithashtu, ky vendim vlen edhe për organizatat e akredituara. Pra, në një vendvotim dhe në të njëjtën kohë, një organizatë mund të angazhojë vetëm një vëzhgues.

Ekipet e mediave nuk kanë qasje të kufizuar, sepse jemi të vetëdijshëm se nuk qëndrojnë gjatë gjithë kohës në një vendvotim./Gazeta Sinjali/