image KQZ do të publikojë shpenzimet e partive të bëra gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Shkurtit

Politikë

KQZ do të publikojë shpenzimet e partive të bëra gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Shkurtit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë së shpejti dosjen e paaudituar të informimit publik për zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell Gazeta Sinjali.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nëpërmjet kësaj dosjeje do të mësohen emrat e donatorëve të secilit subjekt politik në Kosovë.

Përmes kësaj dosje do të mësohen donatorët e secilit subjekt politik, për shumat kumulative më shumë se 100 euro dhe raportet e publikimit financiar të fushatës së subjekteve politike të dorëzuara te KQZ-ja. Po ashtu, KQZ-ja do të publikojë edhe raportet e publikimit financiar të kandidatëve që janë zgjedhur deputet të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje Elezi ka shtuar se publikimi i KQZ-së do të shoqërohet me teskstin shpjegues për raportet financiare të fushatës janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

Tutje ai ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të KQZ-së, u prezantua një raport lidhur me ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, duke shtuar se përgatitjet e zgjedhjeve janë duke u zhvilluar sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar në fillim të këtij procesi. /Gazeta Sinjali/