image KQZ do të kërkojë nga organet gjegjëse listën e personave që nuk kanë të drejtë të kandidohen për kryetar komune ose asamblistë

Politikë

KQZ do të kërkojë nga organet gjegjëse listën e personave që nuk kanë të drejtë të kandidohen për kryetar komune ose asamblistë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do e respektojë praktikën e zgjedhjeve paralementare ashtu që për verifikimin e kandidatëve për kryetar komune dhe për këshilltar komunal do t’i do t’i drejtohen institucioneve të ndryshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për Kosovapress se nëse kandidatët nuk kanë telashe me ligjin atëherë ata do të certifikohen në zgjedhje komunale të cilat do të mbahen.

“Me qëllim të verifikimit të kandidatëve që duan të certifikohen në garën për kryetar komune apo për kuvende komunale, KQZ-ja do t’i drejtohet disa institucioneve të ndryshme, në këtë rast Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Agjencia së Kosovës për Inteligjencë si dhe Doganave të Kosovës. Ne nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme janë të listuar të gjitha rastet kur një person nuk është i aftë të certifikohet si kandidat, prandaj do të kërkohet për secilin prej kandidateve, nga secili prej këtyre institucioneve, të bëjnë verifikimin sipas fushës së përgjegjësisë që mbulojnë. Pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kohën pra kur të vijë periudha e certifikimit të kandidatëve që duan të kandidojnë që duan të garojnë në zgjedhjet lokale qoftë për kryetar komunë qoftë apo për kuvende komunale do të veprojë njëjtë sikurse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë mbajtur më 14 shkurt”, ka thënë Elezi. /Gazeta Sinjali/