Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çregjistruar katër parti politike, duke bërë që numri i përgjithshëm i partive poltike në vend të bie në 44, nga 48 sa ishte deri më sot.
Sipas KQZ-së, ky vendim u mor për arsye se anjëra nga këto parti nuk e ka dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë, i cili është obligim që del nga Ligji për Zgjedhjeve e Përgjithshme.
Partitë e çregjistruara janë: Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova (ESDAK) me kryetar Hilmo Kandic; Samostalna Liberalna Stranka (SLS) me kryetar Slobodan Petrovic; Lëvizja për Drejtësi (LD) me kryetar Sylejman Çerkezi dhe Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) me kryetar Milam Zeka./Gazeta Sinjali/