Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot, gjatë së cilës do të bëhet certifikimi i rezultateve për Kuvende Komunale për zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e martë, 16 nëntor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është edhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021”, tha ai.
Rendi i ditës:
1. Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Këshilli për Çështje Ligjore: – Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për dorëheqjen e anëtarëve të Kuvendit Komunal të zgjedhjeve lokale 2021.
3. Certifikimi i Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kuvendet Komunale 2021;
4. Të ndryshme./GazetaSinjali/