image KQZ: Aplikuesve u shfaqet numri +383, ata nuk kontaktohen përmes numrave anonim

Kosovë

KQZ: Aplikuesve u shfaqet numri +383, ata nuk kontaktohen përmes numrave anonim

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas disa lajmeve se mërgimtarët që kanë aplikuar nga jashtë vendit për të votuar në zgjedhje, po kontaktohen nga KQZ përmes numrave të fshehur, shkruan Gazeta Sinjali.

KQZ ka bërë të ditur se thirrjet zhvillohen me numrat të cilët kanë prefiksin e Republikës së Kosovës, +383 e që ky numër u shfaqet edhe aplikuesve.

“Numrat nga të cilat bëhen thirrjet për konfirmimin e aplikimeve janë numra me prefix të Republikës së Kosovës, +383, dhe se aplikuesve u shfaqet numri, prandaj nuk qëndrojnë informacionet të cilat po qarkullojnë se aplikuesit po kontaktohen përmes numrave anonim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Postimi i KQZ-së i përditësuar:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.

KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre.

KQZ do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre.

Numrat nga të cilat bëhen thirrjet për konfirmimin e aplikimeve janë numra me prefix të Republikës së Kosovës, +383, dhe se aplikuesve u shfaqet numri, prandaj nuk qëndrojnë informacionet të cilat po qarkullojnë se aplikuesit po kontaktohen përmes numrave anonim.

/Gazeta Sinjali/