Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë.
Sipas listës së KQZ-së, janë akredituar 18 ambasada me 146 vëzhgues, 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues dhe 1 institucion publik me 43 vëzhgues.
“Janë akredituar edhe 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues, 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues”, shkroi ndër të tjera Elezi./Gazeta Sinjali/