image KQZ: 40 mijë e 732 vota nuk vlejnë

Kosovë

Shqetësuese/ KQZ: 40 mijë e 732 vota nuk vlejnë

news image

Dje kanë dalur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielen.

Prej votave të numëruara, dhjetëra mijëra janë shpallur të pavlefshme. 40 mijë e 732 fletvotime kanë shkuar dëm, shkruan Gazeta Sinjali.

LVV ka dalë e para me 202.968 vota apo 25.48%, pasuar nga LDK-ja me 197.702 vota apo 24.82%. PDK-ja ka pësuar disfatë të rëndë duke u renditur e treta me 169.211 vota apo 21.24%.

Koalicioni AAK-PSD në vend të katërt më 11,57%, pasuar nga Lista Serbe me 6.61%.

Nga votat e rregullta të numëruara, rezultatin më shokues e ka marrë koalicioni Nisma-ARK-PD që nuk ka arritur ta kalojë pragun, duke marrë 4.96% të votave.

Këto rezultate pritet të ndryshojnë, pasi ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato me postë, si dhe votat e personave me nevoja të veçanta. /Gazeta Sinjali/