image KOSTT arsyetohet për mungesën e rrymës në disa lagje të Prishtinës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve

Kosovë

KOSTT arsyetohet për mungesën e rrymës në disa lagje të Prishtinës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve

news image

KOSTT ka njoftuar banorët e Prishtinës se që nga ora 13:00 kanë filluar realizimin e intervenimeve të domosdoshme, për të eliminuar prishjen e cila, sipas tyre, është paraqitur të shtunën, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e KOSTT thuhet se ekipet profesionale të mirëmbajtjes janë duke u mbështetur edhe nga ekipet e KEDS dhe se deri më tani, furnizimi me energji elektrike është rikthyer në disa pjesë të kryeqytetit.

“Aktualisht ekipet e KOSTT të mbështetur dhe nga ekipet e KEDS po punojnë intenzivisht për eliminimin e defektit në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët e komunës së Prishtinës që janë prekur nga kjo prishje.

Aktualisht furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike nga transformatori TR1 (27 MW) në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 po vazhdon, derisa konsumatorët që furnizohen nga transformatori TR 3 apo 16 MW aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike“, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.

Kujtojmë që lagjja “Bregu i Diellit” dhe lagjja “Mati 1” tash e disa ditë janë duke u përballur me reduktime të gjata të energjisë elektrike./Gazeta Sinjali/