image Kosnett: Mënyra më e mirë për të nderuar Beau Biden është për të punuar për të ardhmen

Kosovë

Kosnett: Mënyra më e mirë për të nderuar Beau Biden është për të punuar për të ardhmen

news image

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett , i cili sot pranoi medaljen presidenciale për djalin e ndjerë të presidentit të SHBA-së, Beau Biden tha se ndihet i nderuar që sot po bënë një gjë të tillë.

Me të vërtet është nderë i veçantë për mua që ta pranojë këtë medalje në emër të Presidentit Biden”, ka thënë Kosnett.

Ai ka shtuar se Beau Biden përfaqësonte më të mirën që ka Amerika.

Beau Biden përfaqësonte më të mirën që ka Amerika, sipas tij Amerika duhet të angazhohet në të gjithë botën për një jetë më të mirë. Beau Biden krah për krah ka luftuar për pavarësinë e Kosovës dhe për qëndrueshmërinë e saj”, shtoi ai.

Kossnet ka pohuar se Amerika ka krijuar me Kosovën një partneritet që do të zgjasë shumë.

Amerikanët e respektojnë dhe e çmojnë rrugën e Kosovës në rrugën deri ku ka arritur, ne kemi krijuar një partneritet që do të zgjasë shumë”, tha ambasadori.

Tutje Kosnet tha se SHBA-ja dhe Kosova do ta vazhdojnë partneritetin në mes tyre dhe do ta forcojnë në vitet e ardhshme.

“Po ashtu kam besimin se në vitet e ardhshme, SHBA dhe Kosova do të arrijnë që akoma më shumë të forcojnë marrëdhëniet e tyre, nga ana e Drejtësisë, ekonomisë, shëndetësisë, shkencës”.

“Zonja Presidente mënyra më e mirë për të nderuar Beau Biden është që të gjithë qytetarët  e Kosovës të punojnë për të ardhmen, Amerika do t’ju qëndrojë gjithmonë përkrahë”.

/Gazeta Sinjali/