image Osmani dorëzon medaljen post-mortem për Beau Biden, djalin e presidentit amerikan

Kosovë

Osmani dorëzon medaljen post-mortem për Beau Biden, djalin e presidentit amerikan

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sapo i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit për Beau Biden, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë pranimin e medaljes presidenciale që i është dhënë djalit të ndjerë të Joe Biden.

Beau Biden punoi në Kosovë pas luftës së viteve 1998-1999 me forcat ushtarake serbe dhe së bashku me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka kontribuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendor.

/Gazeta Sinjali/